Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala për deklaratat e Abazit: Reaksion i një njeriu që iu ka ndalë burimi i përfitimeve

Gazeta10
23 February 2023 - 18:12

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala, ka folur në INFO10 rreth deklaratave të deputetit, Haki Abazi lidhur me rastin Dehari duke thënë se ka qenë një reaksion pasi iu kanë ndal përfitimet.

“Unë mendoj që Abazi kur e ka kuptu përfundimisht lajmin se po shkarkohet nga krejt komisionet parlamentare e rolet që ia ka pas del ai s’ka prit më shumë se një ditë e ka dal në konferencë në media. Pra nuk besoj që ka qenë plan, komplot mbrapa, por është një reaksion i një njeriu që kur të ia ndal at burimin e përfitimeve ai del me të tilla deklarata dhe hap shumë tema në shoqërinë tonë. Mirë që i ka hap se është rast për Prokurorinë që më i dhanë fund kësaj çështje. Pra është një njeri që reagon në mënyrë instiktive kur i ndërprehet burimi i përfitimeve.”, ka thënë Shala.

Tutje Shala ka komentuar se Vetëvendosja ka ndikuar tek familjarët e Deharit, që sa më shumë të zvarritet rasti, duke theksuar se zbardhja e këtij rasti nuk i konvenon VV-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.