Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Momente paniku në Vlorë – parashutisti bie në det, shpëtohet nga dy pushues

Gazeta10
18 June 2026 - 15:10

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në bregdet, ku një parashutist është rrëzuar në det gjatë tentativës për ulje, duke rrezikuar të mbytej.

Dy pushues, që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, janë hedhur menjëherë në ujë dhe kanë notuar drejt tij, duke arritur ta nxjerrin në breg dhe t’i shpëtojnë jetën.

Pas dhënies së ndihmës së parë, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. /Tch/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.