Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Miftaraj: Një shtet normal s’e duron një ambasador si Martin Berishaj

Gazeta10
24 February 2023 - 9:46

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kritikuar Qeverinë për mosreagim në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Sipas tij, pavarësisht nëse raportimet për të janë të vërteta ose trillim, Berishaj nuk do të duhej të ishte ambasador i Kosovës as edhe për një ditë më shumë.

“Edhe sikur i njëjti të jetë i pastër si loti në aspektin penal dhe krejt çka ka dal në publik të jetë trillim, një Qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, qeverisje me integritet, me duar të pastra, i njëjti nuk do të duhej as edhe një ditë më shumë të ishte ambasador. Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Sipas tij dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë, por nëse s’ka dorëheqje, atëherë ai do të duhej të shkarkohej.

“Dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë, nëse s’ka dorëheqje, atëherë shkarkim! Por për këtë duhet lidership që ka parime dhe që e duan shtetin më shumë se Martinin”, ka shkruar Miftaraj. /Gazeta 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.