Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksidenti në Kamenicë, Policia jep detaje: 33 vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve

Gazeta10
24 February 2023 - 12:26

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicë, raporton Gazeta10.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë lënduar.

Personi i cili ka humbur jetën në këtë aksident ishte 33 vjeçar, i cili nuk arriti ti mbijetojë lëndimeve të marra.

Sipas policisë shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve.

“Aksident trafiku me fatalitet Kamenicë, 24 janar 2023 Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan. Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.