
Nenad Canak – politikan liberal ka akuzuar Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas deklaratës së këtij të fundit, ku tha se disa malazezë e paguajnë Canakun për ta fyer atë.
Në fjalimin e tij në Kuvendin e Malit të Zi, Abazoviq, sot ka thënë se Canaku paguhet nga 500 euro për ta fyer atë, trasmeton Gazeta10.
Canak përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se deklarata e Abazoviqit nuk është e vërtetë, dhe ka vazhduar duke e ofenduar kryeministrin malazez.
“Dritan Abazovic, si zakonisht, gënjen. Askush nuk më “sjell” në Mal të Zi dhe nuk po ofendoj askënd, po them vetëm atë që kam parë: Dritan Abazoviç është gënjeshtar dhe pleh. Dhe armiku i Malit të Zi”, ka shkruar Canak./Gazeta10
Kaže Dritan Abazović u Skupštini CG da me “… crnogorska opcija dovodi u CG, pa mi daju 500€ da ga vređam ..”
— Nenad Čanak 🇺🇦 (@XXLTulip) August 19, 2022
Dritan Abazović, po običaju laže. Niko me ne “dovodi” u CG i ne vređam nikoga nego samo kažem čemu sam svedočio: Dritan Abazović je lažov i splačina. I neprijatelj CG.