
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar gol ndaj skuadrës së Espanyol.
Muriqi shënoi golin e barazimit për rezultatin 1-1, në ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga.
Me këtë gol, Vedat Muriqi ka shkuar në kuotën e 10 golave në elitën e futbollit spanjoll.
Përveç golave, Muriqi ka arritur të dhurojë edhe dy asiste në 23 ndeshje.