Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Princi William dhe Kate Middleton marrin tituj të rinj zyrtarë

Gazeta10
25 February 2023 - 17:48

Princi William dhe Kate Middleton tashmë janë zyrtarisht Princi dhe Princesha e Uellsit, raporton Gazeta10.

Titujt u shpallën nga Mbreti Charles III, një ditë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II në shtator, por ata nuk ishin zyrtarizuar deri më tani.

Llogaritë e Princit William dhe Kate në mediat sociale u përditësuan pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II për të pasqyruar ndryshimin zyrtar.

Faqja e tyre origjinale në Instagram, @dukeandduchessofcambridge është tani private dhe i drejton përdoruesit në faqen e tyre të re, @princessandprincessofwales. Faqja e çiftit në Twitter ende mban emrin e përdoruesit @kensingtonroyal, por emrat e tyre janë ndryshuar në Princi dhe Princesha e Uellsit.

Titulli Princi i Uellsit nuk është automatik dhe duhet të jepet nga monarku. Mbreti Charles nuk u shpall zyrtarisht Princi i Uellsit deri në moshën 9-vjeçare, gjashtë vjet pasi mbretëresha Elizabeth II mori fronin.

Edhe pse titulli nuk ishte zyrtar, ata janë referuar si Princi dhe Princesha e Uellsit që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.