
Kryetari i Këshillit Kombëtare Shqiptar në Serbi, Ragim Mustafa është shprehur se në institucionet dhe ndërmarrjet publike të Luginës së Preshevës shqiptarët marrin pjesë me 28%, raporton Gazeta10.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se Lugina e Preshevës duke qenë rajoni me pagën mesatare rreth tri herë më të ulët se Beogradi, ndër më të pazhvilluarit e të varfër me papunësi mbi 60%, komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik.
“Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përfaqësohen në institucione, ndërmarrje publike me 28 % apo nga 5472 të punësuar janë 1542 pjesëtarë të komunitetit shqiptar. Ndryshe, në institucione dhe ndërmarrje publike të Komunës së Medvegjës punojnë 6% shqiptarë, apo nga 538 janë 32 shqiptarë. Në komunën e Bujanocit në institucione ndërmarrje publike punojnë 35% shqiptarë, apo nga 2011 janë 695 shqiptarë. Në komunën e Preshevës në institucione dhe ndërmarrje publike punojnë 66% apo nga 1205 janë 801 shqiptarë, sipas hulumtimit “Fakte në Numra” të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar Miftari.
Sipas Mustafit sot në Luginë ka më pak gjykata e gjykatës sesa ishin para një dekade.
“Me (as)pak prokurorë, me pak policë, me (as)pak zjarrfikës, me (as)pak inspektorë republikanë e shumë institucione nuk kanë asnjë shqiptar të përfshirë (kadastra, etj.)”, ka shtuar ai./Gazeta10