
Rilind Geci, djali i ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Gecit, ka reaguar në Facebook lidhur me vërshimet e fundit në Kosovë, raporton Gazeta10.
Sipas tij Kosova më shumë mblodhi ndihma për Turqinë se sa për Drenicën.
Ndërkaq “Fondacioni Zurich Insurance Group” ka mbështetur një iniciativë duke mundësuar dyfishimin e çdo shume që dhurohet për familjet e prekura nga vërshimet
Afërdita Gjoklaj tregon se këtë iniciativë e ka marrur, për t’u ndihmuar familjeve të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë.
“Zürich Foundation (Fondacioni i Zürich Insurance Group) na ka mbështetur duke mundësuar dyfishimin e çdo shume (para) që dhurohet për këto familje (dmth. nëse dikush vendos të bëjë një donacion prej 25CHF, automatikisht fondacioni e dyfishon edhe 25 CHF tjera dhe totali i kontributit tuaj do të jetë 50 CHF)”, tregon Afërdita.
Deri më tani rreth 1,400 shtëpi janë dëmtuar (në zonat Skënderaj, Mitrovicë dhe Klinë). Të gjitha paisjet elektrike e po ashtu edhe gjërat materiale siç janë mobilet e ndryshme, janë dëmtuar nga uji.
“Pa ndihmën e Diasporës, populli jonë e ka shumë të vështirë mbijetesën. Prandaj çdo kontribut i juaji, sado i vogël që të jetë, mundet me pas një ndikim të madh tek disa persona.