
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar që dita e nesërme në Bruksel nuk pritet të jetë e lehtë për presidentin serb Vuçiq dhe për Serbinë.
Bërbabiq shprehu mbështetjen e saj të parezervë ndaj presidentit serb Vuçiq para udhëtimit të tij të nesërm për në Bruksel.
“Po të kishte dashur Vuçiqi të lejonte kapitullimin, deri më sot nuk do të kishte bërë asgjë për Kosovën dhe Metohinë,” – u shpreh kryeministrja serbe.
“Është e sigurt që nesër nuk do të jetë një ditë e lehtë, por me zemër e me shpirt jam me Aleksandër Vuçiqin.” – vazhdoi ajo fjalën e saj.
Ajo u shpreh mjaft e ashpër ndaj partive opozitare që po kundërshtojnë propozimin franko-gjerman, duke i akuzuar s kishin dhënë “atë që askush nuk e kërkoi derisa ishin në pushtet” dhe iu bëri thirrje që ta mbyllnin gojën.