
Sonte në POLITIKO në Kanal 10 po debatohet për zhvillimet e fundit në LDK, ku pak me herët ky subjekt ka mbajt takim me kolegjiumin e degëve, e në këtë takim kanë munguar disa kryetar sikur janë ai i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Pejës, Gazmen Muhaxheri.
Bardhyl Hasanpapaj nga LDK tha se Lëvizja Vetëvendosje e çoi vendin në zgjedhje pa nevojë vetëm për ta eleminuar politikisht Vjosa Osmanin.
“E çoi vendin në zgjedhje dhe i hup 135 mijë vota, i ka humb 4 mandate dhe askush nuk diskuton qoftë edhe një mendim se përse ndodhi kjo”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë/Gazeta10