
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar rreth aksidentit të mbrëmjes së djeshme që ndodhi në Kroaci, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe shumë të tjerë janë lënduar.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës për humbjen e njeriut të tyre të dashur kurse ka siguruar të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.
“Dëshiroj t’i garantoj familjarët e të gjithë pasagjerëve të lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre”, ka shkruar në fund Presidenti Begaj./Gazeta10/