
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, ka njoftuar banorët e lagjes Kodra e Trimave, se për shkak të një defekti, uji është futur në kanalet e operatorëve të tjerë si KEDS. Andaj, edhe ka mungesë uji në lagjen Kodra e Trimave.
Kjo është bërë e ditur nga vetë kompania, përmes një postimi në Facebook, raporton Gazeta10.
“Për afro një orë ju rikthehet furnizimi me ujë, përjashtim rr. e Llapit dhe një pjesë e rr. Bajram Bahtiri. Sot gjatë ditës kemi hasur në një defekt të ndërlikuar, ku për pasojë kemi pasur humbje të mëdha uji, ujë i cili është futur në kanalet (tubacionet) e operatorëve tjerë si KEDS apo të tjerë, për këtë shkak uji nuk është shfaqur mbi sipërfaqe. Pozicioni i punës por edhe thellësia e madhe e linjës ka bërë që punimet të realizohen në kushte jashtëzakonisht të vështira”, thuhet në njoftim.
Kompania gjithashtu ka bërë të ditur se ekipet po vazhdojnë me punime që të rikthehet uji për të gjithë banorët e kësaj zone./Gazeta10