Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj: Mërgata ndërlidhet me mbijetesën e popullit tonë

Gazeta10
26 February 2023 - 18:21

Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë rolin e diasporës duke thënë se mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të vështira dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut.

Këtë vlerësim ai e bëri në kuvendin zgjedhor të AAK-së për rajonin e Bavarisë, ku me shumicë votash ky Kuvend ka zgjedhur Selim Hoti, kryetar të kësaj partie për rajonin e Bavarisë në Gjermani.

“Respekt dhe mirënjohje e përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetkrijimit. Sot, mërgata jonë është bërë shembull i punës dhe përkushtimit kudo që ata jetojnë, sikurse këtu në Gjermani të cilët me suksesin e tyre në biznes, shkencë, sport e kulturë po nderojnë gjithë kombin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se shpagimi më i mirë për kontributin e çmueshëm të diasporës është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.