
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se nesër është dita e së vërtetës së kauzave të Albin Kurtit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nesër do të mësojmë nëse Albin Kurti do t’i rezistojë “tërmetit” të shkaktuar nga presioni për të pranuar një marrëveshje që në vend të “Njohjes Formale”, në QENDËR ka “ZAJEDNICËN”!
“Nesër do të mësojmë nëse “kurrizi” i Albin Kurtit do të thyhet apo do të vazhdojë të qëndrojë “drejt” dhe i “pathyeshëm” sikur qëndronte kur ishte në opozitë!
Nesër do të mësojmë nëse Albin Kurti do të sakrifikojë pushtetin në funksion të mbrojtjes së “kauzave”, apo do të sakrifikojë “kauzat” në mënyrë që të vazhdojë qëndrimin në pushtet!”, ka shkruar Sherifi në rrjetin social Facebook./Gazeta10/