
Shefi i stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se Petar Petkoviq po shpërndan dezinformata për targat dhe dokumentin e hyrje-daljes të Kosovës.
Vela përmes një postimi në Twitter, ka thënë se janë humbur shtatë muaj negociata për këtë çështje, raporton Gazeta10.
“Petkoviq shprëndan dezinformata për targat e Kosovës dhe dokumentin e hyrje-daljeve. Humben 7 muaj negociata për këtë çështje. Njoftoi se Vuçiq do të takohet me përfaqësues të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë, të cilat duhej të ishin shpërbërë sipas marrëveshjeve të Brukselit”- ka shkruar ai.
Vela më tej ka shtuar se shumica e serbëve të Kosovës kanë letërnjoftime dhe targa të veturave kosovare dhe nuk do të preken nga masat e reciprocitetit./Gazeta10
⛔️ Petković spews disinfo about 🇽🇰 car plates and entry/exit document.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 19, 2022
📍Forfeited 7 months of negotiations on this matter.
📍Announced that Vučić will meet with reps of #Serbia’s illegal structures in #Kosovo, which should have been disbanded according to Brussels agreements. pic.twitter.com/BFgaXYoxVR