
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimpit të gazetares Arjana Berisha nga kallxo.com.
Nëpërmjet një komunikate për medie, AGK-ja ka dënuar rastin dhe ka ftuar organet kompetente të merren me rastin, raporton Gazeta10.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për kërcënimin ndaj gazetares, Arjana Berisha. AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetares Arjana Berisha, dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme në lidhje me rastin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e organizatës.
Arjana Berisha – u kërcënua pasi kontaktoi me shoferin e një kompanie të autobusëve, të cilit ju ishte publikuar një video teksa përdorte telefonin gjatë vozitjes./Gazeta10