
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me takimin e sotëm të kryeministrit Kurti me presidentin serb në Bruksel.
Çitaku ka thënë se sot merr fund kauza e Kurtit për Asociacionin, për të cilën edhe sulmoi Kuvendin dhe të gjithë i quajti tradhtar.
“Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë. Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit. Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit.”, ka shkruar ajo./Gazeta10