Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq për takimin në Bruksel: S’do të ketë kapitullim e as kthim në vitet ’90

Gazeta10
27 February 2023 - 12:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të hënën, para udhëtimit të tij në Bruksel, se do ta veprojë ashtu siç është më së miri për vendin e tij, raporton Gazeta10.

Vuçiq në një video të publikuar së bashku me kryeministren serbe, Bërnabiq, ka thënë se nuk do të ketë kapitullim e as kthim në vitet e 90-ta.

“Atyre që paraprakisht po përgatiten të na sulmojnë – sepse do të nënshkruajmë diçka, se do të jemi tradhtarë, dhe paraprakisht e dinë se jemi fajtorë, dhe se po kthehemi në vitet ‘90 – mund t’iu them të mos shqetësohen. Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ‘90. Serbia do të ecë përpara sado e vështirë të jetë dhe ne do të arrijmë të luftojmë për të”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Instagram.

Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruksel për të diskutuar për planin evropian dhe hapat e ardhshëm në dialog./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.