
Zhvillimet dramatike nga kryeqendra evropiane, do të vijnë ekskluzivisht dhe në kohë reale përmes ekranit të televizionit të gazetarëve, Kanal10.
Takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, së bashku më ndërmjetësuesit, do të përcillet minutë pas minute nga ekipi i Kanal10, që tashmë janë pozicionuar në kryeqendrën evropiane.
Informacionet e fundit dhe deklarimet e palëve para dhe pas takimit, do të kumtohen nga Kushtrim Sadiku dhe Arben Ahmeti përmes studios së improvizuar para institucioneve të Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.
Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Vuçiq.
Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Pas përfundimit të takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp, të cilën do të mund ta shihni në Kanal10./Gazeta10