
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm që është mbajtur në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kryeministri Kurti e ka detyruar Serbinë që t’ia njohë Kosovës pasaportën, raporton Gazeta10.
“A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i një shteti të pavarur në marrëdhëniet me jashtë? Natyrisht, Kryeministri Kurti”, ka shkruar ajo.
Tutje, ajo ka theksuar se më parë politikanët kosovarë i jepnin Serbisë, ndërsa aktualisht sipas saj, jetojmë në një kohë që nuk i japim asaj asgjë.
“Politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë. Nga negociata për çështje të brendshme tash bëjmë negociata për pranim të shtetësisë e raporte të barabarta në marrëdhëniet ndërkombëtare”, përfundon statusi i saj./Gazeta10