Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Jashari merr falënderime nga ambasadori turk për ndihmën pas tërmeteve

Gazeta10
28 February 2023 - 14:04

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë z. Tunç Angili

Gjeneral Jashari i uroj mirëseardhje dhe suksese në punë Ambasadorit Angili dhe e falënderoj për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe FSK-në në veçanti. Gjeneral Jashari edhe një herë shprehi ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe të prekurit nga kjo fatkeqësi.

Ambasadori Angili falënderoj FSK-në dhe Gjeneral Jasharin për reagimin e shpejtë në mbështetje të autoriteteve turke pas tërmeteve në pjesën juglindore të Turqisë duke çmuar lartë sakrificën dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së, për të shpëtuar jetë njerëzish. Ambasadori zyrtarisht dorëzoj letrën e falënderimit te Gjeneral Jashari. Po ashtu, ai u zotua për bashkëpunimin të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona.

Për mbështetje në koordinim të operacionit të kontingjentit të FSK-së, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, Gjeneral Jashari ndau mirënjohje për Atasheun Ushtarak të Turqisë në Kosovë Kolonel Akif Kahraman dhe ndihmësin e tij, z. Guney Kupa./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.