Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Smakiqi kritikon PDK-në: Dilte te tullat për fotografi, në vend që të punonte me mekanizma institucionalë

Gazeta10
29 September 2026 - 23:27

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kritikuar partitë politike dhe institucionet për mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja e Dhomave të Specializuara në Hagë.

I ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Smakiqi ka thënë se partitë politike, përfshirë PDK-në, është dashur të punojnë përmes institucioneve dhe mekanizmave ndërkombëtarë, në vend të paraqitjeve simbolike.

“Taksirati i atyre burrave atje është që edhe PDK shkojke, dilke te tullat, në fotografi atje, kishe i përqafova, ish e fortë, në vend që me punu në Kuvend gjashtë vjet, me organizata ndërkombëtare, me mekanizma institucionalë”, ka deklaruar Smakiqi.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj institucioneve të Qeverisë, duke thënë se Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e Kryeministrit janë adresat ku, sipas tij, nuk është bërë punë e mjaftueshme.

“Unë e kam problemin te kryeministri. A është me Donikën, a është me Rexhep Selimin. Ministria e Drejtësisë edhe Zyra e Kryeministrit janë adresa ku nuk po punojnë. ‘Jo në emrin tim’, ka thënë Smakiqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.