Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Basri Muja: Partitë të ulen, të koordinohen për vendimin e Hagës

Gazeta10
29 September 2026 - 21:38

Analisti politik Basri Muja, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka kërkuar koordinim ndërmjet partive politike dhe institucioneve të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Muja ka thënë se situata aktuale është e jashtëzakonshme dhe se nga partitë politike, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, ka pritur një qasje më të koordinuar.

“Është një situatë që Kosova nuk e ka pasur që nga shpallja e pavarësisë ndoshta. Ajo që kisha pritur prej partive politike në këtë rast, edhe prej Lëvizjes Vetëvendosje, është që partitë të ulen, institucionet dhe partitë politike, por edhe shoqëria civile”, ka deklaruar Muja.

Ai ka propozuar formimin e një trupe shtetërore koordinuese, ku do të përfshiheshin përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe akterë të tjerë relevantë.

Sipas Mujës, kjo trupë do të duhej të merrej me koordinimin e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë, veçanërisht për procesin e apelit.

“Do të kisha pritur formimin e një trupe shtetërore koordinuese, ku do të jenë gjithë ata të cilët mund të koordinojnë në një mënyrë apo tjetër dhe të merren me mbështetjen për mbrojtjen, ekipet mbrojtëse për të akuzuarit në Hagë, për betejën e apelit që është shumë me rëndësi”, ka thënë Muja./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.