
Analisti politik Halil Matoshi, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për votimin e themelimit të Gjykatës Speciale dhe rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së në këtë proces.
Matoshi ka deklaruar se vazhdon ta konsiderojë si “patriotizëm të dyfishtë” vendimin e Thaçit dhe të “burrave që e kanë bërë luftën” për të votuar ligjin për themelimin e Speciales, pavarësisht se, sipas tij, ata e dinin se ligji mund t’i prekte personalisht.
“Unë e kam thënë dhe vazhdoj të mendoj se patriotizmi i dyfishtë është i zotit Thaçi dhe i atyre burrave që e kanë bërë luftën dhe e kanë votuar ligjin, të cilët e kanë ditur saktë se i prek personalisht”, ka thënë Matoshi./Gazeta10