Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrustemi: Beteja reale fillon një ditë pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Gazeta10
29 September 2026 - 20:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se beteja për  zhvillimet në Hagë  nuk përfundon me miratimin e projektligjit, por fillon pikërisht pas miratimit të tij.

Duke folur në emisionin “Politiko”, Rrustemi ka ngritur shqetësimin se kush do të merret me këtë proces nëse Kuvendi shpërndahet pas miratimit të ligjit.

“Unë e kam thënë, beteja reale fillon një ditë pas miratimit të këtij ligji. A thua kush do të merret me këtë betejë nëse e kemi të shpërndarë Kuvendin? Ka shumë rëndësi”, ka deklaruar Rrustemi.

Ai ka  theksuar se Vetëvendosje nuk është kundër projektligjit.

Rrustemi ka thënë se është e nevojshme që të bëhet një analizë e zgjeruar dhe bashkërendim me ekipet e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, në mënyrë që të sigurohet se masat e parapara me ligj do të ofrojnë ndihmën e nevojshme.

“VV nuk është kundër projektligjit, por është shumë e rëndësishme të bindemi që ndihmon”, ka thënë ai.

Ndërkohë, më 28 shtator, pas miratimit me unanimitet të Deklaratës në mbrojtje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kishte falënderuar 99 deputetët që votuan deklaratën.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku kishte thënë se pas këtij votimi radha i takon Qeverisë që ta sjellë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.