
Përafrim të palëve për marrëveshje, e ka cilësuar takimin e djeshëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, gazetari Arben Ahmeti në një lidhje direkte nga Brukseli.
Ahmeti problem po e sheh nenin 7 nga 11 e përmendura në planin franko-gjerman, i cili flet për kompetenca ekzekutive për serbët.
Për këtë Ahmeti thotë se qytetarëve ju duhen sqarime shtesë nga institucionet vendore, shkruan Gazeta10.
“Ajo qa ishte shqetësuese ishte militantizmi që u përkrah dhe u kritikua marrëveshja si e tillë. Kemi pa deputetë të mazhorancës që e publikonin nene të caktuara të propozimit. Ky militantizëm na ka dëmtuar që të paktën 10 vite dialog me Serbinë, është e rëndësishme që pozitë e opozitë të bëhen bashkë dhe të nxjerrin më të mirën. 11 pikëshi nuk është problematik në parim. Ai problematik do të jetë nëse nuk bëhet e qartë neni 7, që flet për vet-qeverisje të serbëve, qoftë me Asociacion apo pa të”, ka deklaruar Ahmeti në Politiko.
Ahmeti ka shtuar se përveç kreut të AAK-së, Ramush Haradiaj që po mban qëndrim consistent, dy liderët tjerë opozitarë nuk e kanë bërëc të qartë qëndrimin e tyre karshi propozimit evropian./Gazeta10