Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Matoshi: Kurti më s’mërzitet se çka përmban Asociacioni, por si do t’ia lë emrin

Gazeta10
28 February 2023 - 21:13

Lomentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar në “Politiko”, pajtimin për pranimin e planit evropian nga kryeministri Kurti dje në Bruksel duke thënë se Asociacioni është problem numër një për Kurtin.

Matoshi ka thënë se Kurti më s’mërzitet se çka përmban Asociacioni po se si do të ia lë emrin, raporton Gazeta10.

“ Kjo Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe është problem numër një për Albin Kurtin i cili krejt karrierën e tij politike e ka ngritur në bazë të kundërshtimit të saj. I cili tash jo që po mërzitet se çka përmban po për se si do të ia lë emrit dhe afatin. Sa i përket emrit unë mendoj se do të jetë vështirë i negociushëm, sepse çka që ratifikohet në Kuvend dhe bëhet ligj nuk mund të rinegociohet dhe këtë ja kanë bërë të qartë edhe ndërmjetësit me planin evropian. Kurti po lufton që me zbatimin e Asociacionit ta nxjerr njohjen reciproke, por amerikanët po insistojnë të bëhet Asociacioni në bazë të marrëveshjes së 2013-tes.”, ka thënë Matoshi.

Tutje, Matoshi ka thënë se ajo marrëveshje për Asociacionin e vitit 2013 asnjëherë nuk iu është nënshtruar Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se cili do shtet që nuk zbaton marrëveshjet ndërkombëtare është shtet i dështuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.