
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Lajçak ka thënë se ka theksuar në këtë takim rëndësinë e marrëveshjes dhe aneksin e zbatimit për të garantuar se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet.
“Në vijim të takimit të djeshëm të dialogut me zëvendës kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Mezi pres vizitën time në Kosovë së shpejti, për të diskutuar modalitetet e zbatimit. Theksoj rëndësinë e marrëveshjes për aneksin e zbatimit për të garantuar se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet”, ka shkruar Lajçak në Tweet duke publikuar edhe foton e takimit me Bislimin.