
Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, po e përmbyll sezonin veror me një investim në patundshmëri, raporton Gazeta10.
Kjo pasi ai ka treguar se së fundmi ka blerë një vilë luksoze për familjen, të cilën ua ka dhuruar më saktësisht prindërve të tij.
Reo-artisti me origjinë nga Drenica ka publikuar në InstaStory një fotografi të prindërve të tij në vilën e tyre të re, në mbishkrimin e së cilës ka theksuar se kjo është një dhuratë prej tij për ta.

“E çka m’duhet ma shumë në jetë sesa kur i shih kta 2 t’u kesh e qikaq krenar me djalin e vet. Ju dua e gzofshi villën”, shkroi Don Xhon në mbishkrimin e fotografisë.
Duket de se të ardhurat e mira nga muzika ia kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.
Ai gjatë verës ishte aktiv me mbrëmje muzikore të shumta, duke performuar në shumë prej qyteteve të Kosovës dhe ato bregdetare të Shqipërisë.
Për nga projektet muzikore, ai solli për fansta këngën me titull “Katile”, e cila pa diskutim ishte një prej këngëve hip-hop më të dëgjuara të kësaj vere. /Gazeta10