Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet 22 vjeçari nga Podujeva, po e shantazhonte një femër

Gazeta10
01 March 2023 - 8:25

Dje rreth orës 08:30,në stacionin policor të Podujevës, është raportuar një rast shantazh, ku dyshohet se një person, ka shantazhuar viktimën (femër), me publikimin e disa fotografive në rrjete sociale.

Pas zhvillimit të hetimeve dhe marrjes së disa veprimeve hetimore, sot njësitet policore të Podujevës kanë identifikuar vendodhjen e personit të dyshuar.

“Mbështetur nga njësite policore të Rahovecit, në koordinim me prokurorin, është ndërmarrë një operacion në një fshat të Rahovecit, ku është arrestuar person i dyshuar: V. K, mashkull, 22 vjeç, shtetas i së Kosovës, si dhe është sekuestruar një armë zjarri”- njofton policia.

Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.