
Drejtori i stacionit të qytetit Larisa të Greqisë është akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
Policia thotë se 59-vjeçari është akuzuar edhe për plagosje të rëndë nga pakujdesia.
Shefi i stacionit, i cili është përgjegjës për sinjalizimin, mohon çdo keqbërje dhe ka fajësuar një defekt të mundshëm teknik për aksidentin, shkruan BBC, transmeton Gazeta10.
Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se përse dy trenat ishin në të njëjtën binar kur u përplasën pranë Larisës./Gazeta10
