
Pas njoftimit që bëri se ka ndarë rrugët me partinë në pushtet, deputeti Haki Abazi sot ka hedhur një varg kritikash në drejtim të Qeverisë Kurti, duke dalur kundër politikave aktuale të punësimit.
Sipas tij Platformën SUPERPUNA ta bën sot një kompani me tre persona, ajo nuk është për një qeveri të tërë.
Deputeti Abazi me theks të veçantë foli kundër zvogëlimit të pagave për administratën e Kuvendit të Kosovës duke thënë se se ekspertiza e gjithë kuvendit, stafi që është tranjuar që me shumë se 20 vite tani janë me një sy në drejtim të daljes.
“Institucioni më lartë i vendit në nivel të rëndësisë vitale të dokumentacioneve dhe informatave ka pagë prej 400 euro. Një punëtor kuzhine në Prishtinë ka pagë 1000 euro e më shumë dhe nuk ka të mjaftueshëm në treg”, tha tutje Abazi.
Abazi ka thënë po ashtu se punëtorët janë lënë në mëshirën e zotit, sipas tij është rrjet i pompave të benzinës që ka qarkullime milionëshe që nuk i paguan pagat e punëtorëve me rregull. Secili prej tyre është i/e frustruar dhe i/e friksuar për gjendjen dhe ata bashkë me shoqërinë, me vllezër e motra janë në kërkim të daljes, ikjes nga Kosova anipse paskan një punë.
“Këto probleme nuk rregullohen me platforma si Superpuna por me zbatim ligji, me inspektor dhe standarde të premtuara. Këto probleme nuk rregulllohen me fotografi të konferencave e udhetime e as darka e dreke dhe as nga ulëset e aeroplanëve”, ka shkruar Abazi në rrjetin social facebook./Gazeta10/