
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë NATO ka shtuar trupat e saj, raporton Gazeta10.
Pavarësisht se nuk është raportuar për ndonjë incident deri më tani në atë pjesë, ka shtim të trupave të KFOR-it atje. Në bazë të fotografive, atje janë vendosur ushtarët amerikan.
Kujtojmë se në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht kishte tensione të larta pasi grupe serbe atje kishin bllokuar rrugët përmes barrikadave duke kundërshtuar paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë në dokumente kalimi dhe në targa.
Situtata ishte qetësuar pasi Qeveria e Kosovës pranoi një propozim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për shtyerjen një-mujore të vendimit.
Para pak ditësh në Bruksel, shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg, në takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se në rast nevoje NATO intervenon në Kosovë. / Gazeta10




Fotografitë janë marrë nga REL.