
Analisti serb, Branislav Kërstiq, në “Politiko” ka komentuar arritjen e një dakordimi për planin evropian të Kosovës dhe Serbisë me 27 shkurt në Bruksel, raporton Gazeta10.
Kërstiq, ka thënë se Kurti tani po e kap kokën e tij dhe se harroi fjalët e babait të tij politik duke iu referua Adem Demaçit, i cili kishte thënë se në politik ‘’kurrë mos thuaj kurrë’’.
“Kurti ka ardhur në pushtet me plan politik që s’pranon Asociacionin, se ka dëgjuar një maksimë shumë serioze të babait të vet politik, Adem Demaçit që kishte thënë 20 vite më parë në një studio me Drazhkoviqin, i cili kishte thënë se kurrë nuk e pranojmë Kosovën si shtet, përgjigja e Demaçit ke “kurrë në politikë mos thuaj kurrë”. Kurti tani është në problem para opozitës është duke e hëngër kokën e vet, kur bëhet Asociacioni. Ai ke gati me nënshkru Asociacionin, por jo Vuçiqi. S’e pranoi Kurti pse ke i shantazhum nga SHBA-ja, por ai shumë mirë kupton kur është në një betejë shumë serioze.”, ka thënë ai.
Tutje, Kërsitq ka thënë se e sheh Kurtin si fitues të dakordimit të 27 janarit në Bruksel.
“Unë jam tu e pa Kurtin si fitues, sepse Borrell e ka elaboru çfarë ka ndodh, Kurti e Vuçiq e kanw pranuar marrëveshjen dhe nuk ka arsye për të negociuar më tej, për të ndjekur zbatimin e saj. Senet nuk janë më në tavolinë për të negociuar, ato 11 pika që i kemi janë finale. Por, atje nuk është nënshkruar e as insistuar se çfarë Asociacioni, me çfarë kompetenca. Shumica e shqiptarëve, elita politike nuk kanë dëgjuar zërat nga SHBA “Nuk bëhet Asociacionit që s’është i përshtatshëm për Kushtetutën e Kosovës”. Kjo na shpjegon se për ata që flasim prej 2013 dhe 2015 ekziston një mbështetje e SHBA-së që Asociacioni nuk bëhet si është nënshkruar në 2013 dhe 2015.”, ka thënë ai./Gazeta10