Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren, Peleshi e ndërpret për herë të tretë: Pushim një orë

Gazeta10
18 June 2026 - 14:33

Vijojnë tensionet edhe pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme të seancës së sotme të Kuvendit, teksa kryetari Peleshi ka urdhëruar ndërprerjen e tretë dhe një orë pushim.

Deputetët e Partisë Demokratike vijuan të bllokojnë foltoren, teksa kryetari Peleshi i dha fjalën Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.

Prej minutash deputetët e PD pretenduan të marrin fjalën, teksa kryetari Niko Peleshi këmbënguli që ata të ulen dhe seanca të vijojë normalisht.

“Ju kërkoni prishjen e seancës, është e qartë. Rregullorja nuk ju jep të drejtë të prishni seancën dhe të zini foltoren. Një orë pushim”, tha Peleshi mes të tjerash.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.