Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati godet opozitën: Tri ditë ju kanë dashur që t’i përgatisni fjalimet

Gazeta10
03 March 2023 - 0:43

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se reagimi i opozitës lidhur me takimin e 27 shkurtit është i vonë.

“Tri ditë ju ka dashur që t’i përgatisni fjalimet”.

Ai më tej ua ka kujtuar partive që kanë qeverisur në të kaluarën, të cilat tash po ankohen për asociacionin, se janë ato që e kanë miratuar ligjin për financat e pushtetit lokal.

“Aty thuhet se burimet financiare për komunat përbëhen nga të hyrat vetanake, grantet, transferet dhe pika 6; ndihma financiare nga Serbia. Ky është ligji në fuqi që e keni miratuar ju më 2008. Tash është hera e parë që kemi reciprocitet me Serbinë, as nuk na njohin as nuk i njohim”, ka thënë Murati.

Kreu i financave ka theksuar se partitë e tanishme opozitare dikur kanë propozuar amnisti për krimet serbe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.