
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se një qytetarit ju është ozurpuar 6 ari tokë nga një qytetar i Prishtinës.
Qytetari tregon se në vitin 2007 këtë tokë e ka blerë nga një qytetar i komuniteteve, raporton Gazeta10.
“Këtë shtëpi e kam blerë në vitin 2007 ka qenë pronë e një serbe e cila ka jetuar këtu deri në kohën e luftës, kur është bërë blerja e shtëpisë të gjitha dokumentat kanë qenë në rregull, është nënshkruar kontrata në Gjykatën Themelore”, tha ai.
Sipas tij kjo shtëpi ka kaluar në emrin e tij.
Ai shton se një ditë ka ardhur në shtëpi dhe është ndeshur me një grua dhe burrë të cilët kanë thënë të largohet nga aty.
Por e gjitha kjo çështje mbetet në dorën e Gjykatës Themelore./Gazeta10