Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshi Skënderbej-Tiranë

Gazeta10
20 August 2022 - 18:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, me një postim në Twitter dhe Facebook ka njoftuar qytetarët se do mbahet një shfaqje ushtarake me 22 gusht, ku dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej, raporton Gazeta10.

“Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht…”, thuhet në njoftim.

Arsyeja e kësaj shfaqjeje është për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe se aeroplanët B-52 për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s. Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërsa për orën e saktë të shfaqjes, ambasada do të njoftoj në ditën në vijim./Gazeta10.

Postimi i plotë në Facebook:

🇦🇱 | Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht. Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes! Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s. Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.