
Ministri për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka lavdëruar Planin e BE-së, i cili të hënën është pranuar nga Kosova dhe Serbia, raporton Gazeta10.
Gjatë një konference për medie, ai ka thënë se ky plan është i mirë.
Sipas tij, Kosova dhe Serbia nuk duhet të veprojnë në mënyrë radikale në raport me këtë plan.
“Marrëveshja është e mirë. Në veçanti mos të hymë në detaje tjera, por kur thuhet se dy anët do të përpiqen mos të veprojnë në mënyrë radikale, ekstreme apo çfarëdo qoftë, por vetëm kjo të rregullohet me negociata. Mendoj se në përgjithësi populli i Kosovës do të përfitojë vetëm prej pikës së marrëveshjes dhe duhet të shpresojmë se mos të krijohet ndonjë mundësi për konflikt”, ka thënë ai.
Rashiq ka folur edhe për zgjedhjet në veri.
Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave veriore janë të lidhur me marrëveshjen e Brukselit.
“Afati për paraqitje të kandidatëve të ri në proces është hapur, nuk e di se kur është ai afat. Nëse nuk bëhet ndonjë konfirmim i marrëveshjes, pasi kemi pasur rastin vetëm konfirmim verbal, nuk besoj se Lista Serbe do të merr pjesë, pasi sikur e dina, ata nuk janë një subjekt politik i pavarur. Ata janë vetëm pajisje në duar të regjimit të Beogradit, pasi dihet se kush e udhëheq Serbinë në këtë moment. Nëse bëhet nënshkrimi i ndonjë marrëveshje, atëherë kjo do të jetë e mundshme që Lista Serbe të merr pjesë”, është shprehur ministri Rashiq./Gazeta10