
Këtë të shtunë po zhvillohen tri ndeshjet e pra të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja kryesore e kësaj dite po luhet në Gjilan, te stadiumi me bari sintetik, ku Drita përballë ka skuadrën e Llapit, me pjesën e parë që u mbyll me shifrat 0-0.
Skuadra tjetër nga ky qytet, Gjilani po luan si mysafir i Dukagjinit në Klinë, dhe në përfundim të pjesë së parë po avancojnë me rezultat 1-0 me golin e Mevlan Zekës.
Ndeshja e fundit për këtë ditë po luhet në “Bajram Aliu” të Skenderaj, ku Drenica po zhvillon duelin ndaj Ferizajt në formë. Pjesa e parë përfudnoi me rezultat të barabartë 0-0.