Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtohen viktimat shqiptare në aksidentin në Greqi

Gazeta10
04 March 2023 - 21:30

Janë shtuar viktimat shqiptare në aksidentin e trenave në Greqi, raporton Gazeta10.

Siç shkruan Topchannel, në mesin e trupave të pajetë në morgun e spitalit të Larissas, janë edhe dy trupat të cilët deri në orët e pasdites nuk ishin kërkuar prej askujt dhe nuk ishte dhënë mostër për testin e ADN-së.

Mësohet se njëra nga viktimat është shtetase shqiptare, 22 vjeçe ndërsa me gjetjen e saj, arrin në 6 numri i shtetasve shqiptarë ose me origjinë shqiptare të vdekur në aksident./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.