
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fillimit të Epopesë së UÇK-së, ka publikuar një fotografi të fëmijëve të familjes së komandantit Adem Jashari, duke thënë se gjaku i këtyre fëmijëve u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar.
“Gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar! Lavdi përjetësisht!”, ka shkruar Osmani, raporton Gazeta10.
Kujtojmë se presidentja, Osmani në ora 12:00 do të jetë pjesë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në nder të Epopesë së UÇK-së./Gazeta10