Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

25-vjetori i Epopesë, Jashari: Për hir të gjakut, të bashkohemi e t’i arrijmë  qëllimet tona

Gazeta10
05 March 2023 - 13:06

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka uruar shëndet e mbarësi për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Jashari ka bërë thirrje për bashkim sepse vetëm të tillë do të realizohen qëllimet shekullore.

“Sot UÇK-ja na ka bashkuar këtu për 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme. Është një kënaqësi, krenari me qenë para kësaj ushtrie që e kemi pritur Dem baba Dem. Iu uroj 25-vjetorin, shëndet e punë të mbarë, shpresojmë që t’i arrijmë qëllimet tona shekullore, për hir të luftës, gjakut, bijtë e bijave tona, të gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet. Lavdi dëshmorëve, lavdi të gjithë të rënëve”, u shpreh Jashari.

Ai ka thënë se për të është nder e kënaqësi të jetë përpara Forcave të Sigurisë së Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.