Lajme

U përleshën me 3 rusë pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, dy ushtarët shqiptarë përfundojnë tek Trauma

Gazeta10
20 Gusht 2022 - 22:20

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë, abcnews.al, transmeton Gazeta10.

Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprije dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, bëri me dije për gazetarin e Abc, Aldo Kozarja, se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.

Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës, shkruan abcnews.al./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.