Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Luiza Gega fiton medaljen e artë, Edi Rama e quan të paepur

Gazeta10
20 August 2022 - 23:12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka festuar në mënyrë të jashtëzakonshme, trimufin e atletes Luiza Gega, të cilen e ka quajtur të paepur, raporton Gazeta10.

Luiza Gega sapo ka fituar medaljen e artë në garën 3000 metra me pengesa duke u shpallur kampione e Europës.

“Kyyy ëëësht kuuuulmiiiii

Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone”, ka shkruar ndër të tjera Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kyyy ëëësht kuuuulmiiiii

Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone

E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Askush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.