Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama takon sot kancelarin Scholz, flasin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Gazeta10
07 March 2023 - 8:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë sot (e martë) një vizitë zyrtare në Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Shqipërisë, sot ai do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Kancelarinë Federale, me fokus koordinimin në kuadrin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, ku do të diskutohet ndër të tjera mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë dhe të politikës së jashtme, si dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas takimit mes tyre, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj. Kryeministri Edi Rama do të vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 mijë ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.