Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Turqia nuk gjen qetësi, përsëri lëkundet nga tërmeti

Gazeta10
07 March 2023 - 12:52

Një tërmet tjetër ka ndodhur 36 km larg Kahramanmaras, raporton Gazeta10.

Sipas informacioneve në faqen e Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.5 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë provinca e Kahramanmaras.

Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej rreth 1 kilometra, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6 mijë në krahun tjetër dhe mbi 13 mijë pas-lëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.