
Djali i heroit të kombit, Hamëz Jashari, Bekim Jashari ka kujtuar gjyshin e tij, Shabanin, i cili ishte një nder mësuesit e parë në Drenicë.
Jashari ka shkruar se baba Shaban ia kushtoi një jetë të tërë edukimit të brezave si mësues dhe ra heroikisht pikërisht në Ditën e Mësuesit me 7 Mars.
“Festën e mësuesit nipat e mbesat ia festonim për çdo vit por në 7 marsin e vitit 1998 ai e mori dhuratën më të çmuar duke e marrë epitetin hero i Lirisë”, shkroi tutje Jashari.
Ai në fund ka uruar mësimdhënësit për 7 marsin duke shkruar se ashtu siç ndriçoni rrugën e fëmijëve e të rinjve tonë ashtu qoftë jeta juaj çdo herë! /Gazeta10/