Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Firmino mund të qëndrojë në Premierligë, Newcastle interesohet për brazilianin

Gazeta10
07 March 2023 - 16:58

Roberto Firmino në verë do të largohet nga Liverpooli, por karriera e tij mund të vazhdojë në Ligën Premier.

Mediumi anglez “The Sun” raporton se Newcastle United kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit brazilian.

Newcastle i ka ofruar sulmuesit 31-vjeçar në pagë prej 250 mijë eurosh në javë.

Firmino ka refuzuar të rinovojë kontratën me Liverpoolin dhe në verë do të largohet nga “Anfield” me parametra zero.

Braziliani është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015, ku u transferua nga Hoffenheimi për shumën e 41 milionë eurove.

Deri më tani këtë edicion, 31-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 27 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Përveç Newcaslte United, interesim për Firminon kanë shprehur edhe disa skuadra të njohura evropiane si Barcelona, Atletico Madrid, Juventus dhe Borussia Dortmund.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.